Një 19­-vjeçar shqiptar ëështë dënuar nga Gjykata në Britani, pasi u bë pjesë e një ngjarje të dhunshme jashtë një klubi vallëzimi në qendër të qytetit Huddersfield.
 
Xhuljano Bogdani, i riu shqiptar, u përfshi në zënkën vetëm tre ditë pasi kishte mbërritur në Britani. 19­-vjeçari u deklarua fajtor për veprat penale të kërcënimit dhe posedimit të një hanxhari në publik.
 
Xhuljano Bogdani


Sipas mediave britanike, Bogdani goditi me hanxhar një person në këmbë. Policia ka zbuluar gjithashtu se një i dytë u godit me thikë gjatë përleshjes, por nuk është gjetur ende.
 
“Examiner” shkruan se ai thuhet se ka marrë nëntë plagë, por policia është vënë në ndjekje të tij. Policia tha se një turmë me rreth 15 persona u mblodhën përpara klubit dhe mes tyre ka pasur goditje e shtyrje që më pas u përshkallëzuan deri në përleshje me armë të ftohta. Bogdani, tashmë ndodhet në paraburgim pas arrestimit të tij mbi këtë incident. 


Redaksia Online 
(g.f/Shqiptari.com)