Dënohet Ibrahimovic, do të qëndrojë
tre ndeshje jashtë fushe

Dënohet Ibrahimovic, do të qëndrojë<br />tre ndeshje jashtë fushe
Federata Angleze ka bërë të ditur se ylli i Manchester United, Zlatan Ibrahimovic, është dënuar dhe do të qëndrojë tre ndeshje jashtë fushës së lojës.
 
Dënimi i sulmuesit kryesor të "Djajve të Kuq" ka ardhur si pasojë e një "ndërhyrjeje të dhunshme", në ndeshjen e së  shtunës kundër mbrojtësit të Bournemouth, Tyrone Mings.
 
Si rezulatat i pezullimit të tij për tre ndeshje, United do t'i duhet të zbresi në fushë në ndeshjen përballë Chelseat, të vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Anglisë, pa 35-vjeçarin në formacion.
 
Pezullimi i suedezit erdhi pasi Mings deklaroi se ishte goditur ashpër nga Ibrahimovic, kur sulmuesi ishte përtok në fund të pjesës së parë.
 
Ndërkohë pritet që Ibrahimovic të jetë pjesë e formacionit në përballjen kundër Rostov të vlefshem për  1/8 e finaleve të Europa League.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studiuesit: Kina shfrytëzoi mungesën e vëmendjes së BE-së në Ballkanin Perëndimor

Studiuesit: Kina shfrytëzoi mungesën e vëmendjes së BE-së në Ballkanin Perëndimor