Dërgohet për gjykim gjenerali Gjoka
Akuzohet për shpërdorim detyre

Dërgohet për gjykim gjenerali Gjoka<br />Akuzohet për shpërdorim detyre
Prokuroria e Beratit ka dërguar për gjykim kërkesën ndaj Syrja Gjokës, me gradën gjeneral-brigade, i cili ka qenë komandant i bazës ushtarake ajrore Kuçovë në kohën e kryerjes së veprimeve për të cilat tashmë akuzohet për “shpërdorim detyre” dhe “falsifikimi i dokumenteve”.

Hetimi ka nisur pas materialit referues të Policisë Ushtarake në muajin nëntor 2013. Në përfundim të veprimeve hetimore, Prokuroria e Beratit ka krijuar dyshime të arsyeshme se shtetasi Gjoka ka falsifikuar nënshkrimin e dy personave në një proces-verbal për prishje objektesh në inventarin e bazës ajrore Kuçovë.

Po ashtu, nga veprimet e tij për prishjen e disa objekteve, ai akuzohet se i ka sjellë shtetit një dëm ekonomik prej mbi 6 milionë lekë.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Zyrtare/ FSHF nuk beson te arbitrat vendas, sfidën e titullit në 'Final 4' e gjykon Anthony Taylor

Zyrtare/ FSHF nuk beson te arbitrat vendas, sfidën e titullit në 'Final 4' e gjykon Anthony Taylor