Flamurtari mund të bëjë goditjen e madhe në merkaton e dimrit. Burime nga klubi kuqezi në Vlorë pohojnë për Shqiptarja.com, se Flamurtari po tenton që të bindë sulmuesin italian Antonio Cassano. 
 
Sulmuesi në të kaluarën ka qenë pjesë e Barit, Romës, Realit të Madridit, Milanit, Interit dhe Parmës, ndërsa aktualisht është pjesë e Sampdorias, por nuk ka gjetur hapësira në formacion.
 
Administratori i Flamurtarit është shprehur pak ditë më parë se do të bëjë një blerje të madhe, por pa lakuar asnjë emër, ndërsa fjala duket se është për 34-vjeçarin italian.


dy.b/shqiptarja.com