TIRANË - Deputetja e Partisë Demokratike, Mesila Doda ka komentuar përmes rrjetit social ‘Facebook’ deklaratën e Ardian Bitrajt sipas së cilës ka denoncuar ai vetë vjedhjen e thesarit pasi kishte frikë për jetën e tij pas vrasjes së Santos.

Nëse kjo do të ishte e vërtetës sipas demokrates Doda atëherë përmasa e vjedhjes dhe e krimit ka tejkaluar kufirin e të imagjinueshmes.

“Nëse këto dy ngjarje janë të lidhura dhe me background në qarqe shumë të larta financiare atëherë sistemi ynë politik, ekonomik dhe financiar është i rrezikuar krejtësisht nga qarqet mafioze që mesa duket nuk dihet ku i nisin dhe ku i përfundojnë tentakulat e tyre të influencës.”- shkruan Mesila Doda.

Në këto kushte ajo apelon se duhet mbështetje për një punë kurajoze dhe pa asnjë pengesë për prokurorinë dhe një kontroll i rreptë mbi gjyqësorin qe mos t’i shohim dëshmitarët dhe aktorët e këtij krimi të dalin të paprekur nga ky skandal që po merr përmasa tej çdo parashikimi.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)