ATHINË - Një emigrant shqiptar ka denoncuar dhunën shokuese që policia greke ka ushtruar mbi të, vite më parë gjatë ndalimit nën akuznë e plagosjes së një polici. Gazeta gereke “To Vima” publikoi sot skandalin me policët grek dhe dhunën e pashoqe e denjë për skenat në burgun famëkeqe të Abu Grabit.
Sipas kësaj të përditshme, një emigrant 35 vjecar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur me leje të rregullt qëndrimi ishte ndaluar nën dyshimet se kishte plagosur një polic gjatë një aksioni antidrogë. Por në të vërtetë autor doli se ishte një avokat grek.
TMERRI NIS MË 7 DHJETOR
Më 7 dhjetor 2005 i riu, i cili po qëndronte në sheshin “Imitu” (Athinë) është shoqëruar nga policë të skuadrës antidrogë,pas dyshimit për vrasjen e një polici.
“Ishin pesë policë që më rrihnin. Njëri prej tyre, me pushkë më qëllonte në çdo pjesë të trupit dhe në kokë. Kurse grykën e pushkës ma fuste në sy. Pastaj më qëllonte në organin gjenital duke më shkaktuar dhimbje të forta që më mekën nga klithmat. Më godisnin sërish dhe më urdhëronin të ngrihesha në këmbë. Pastaj më rrëzonin në tokë dhe më hapnin këmbët duke më qëlluar sërish në organin gjenital. Më ngrinin sërish në këmbë duke më mbajtur nga supet dhe vazhdonin të më qëllonin”, ka rrëfyer shqiptari në gjykatë.
“Në një moment, mbaj mend se duhet të shkoja në banjë. Kërkova të më çonin, mu përgjigjën: “Jo mor paloshqiptar, aty ta bësh”. Më doli jashtëqitja dhe ata më vunë thesin e zi nga pas. Gjatë gjithë kohës, më përsërisnin: “Nga këtu nuk del më i gjallë, *ythëmut, plehrë, paloshqiptar”. Sharjet ishin nga më të rëndat”, ka dëshmuar emigranti shqiptar sipas mediave greke.
Dhuna ndaj 35 vjecarit është konfirmuar edhe nga autoritetet e mjekësisë ligjore. Për drejtuesit e lartë të policisë greke, ky është rasti më i rëndë i 20 vjetëve të fundit në rradhët e kësaj policie.
Gjykata e Apelit ka vendosur të fillojnë shqyrtimin gjyqësor në ngarkim të tre policëve të drejtorisë rajonale Athinë, me akuzën e keqtrajtimit të kryer në bashkëpunim, ndaj shtetasit shqiptar. Nën proces duhet të ishin 5 policë që denoncoi emigranti, por vetëm tre po përballen me gjykatën. Ata janë shkarkuar nga detyra dhe presin vendimin penal.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com