TIRANE - Në një lidhje telefonike për A1REPORT!, shoqja e Flories, Eriselda Gubere një tjetër e dërguar në Austri pas tragjedisë së Himarës mohon në mënyrë kategorike mundësinë e përdhunimit të Flories në spitalin austriak.
Megjithëse ajo vetë nuk ka qenë e shtruar në qendrën spitalore Gmundnerberg, por në një tjetër spital, ajo shprehet se është e pamundur që stafi i mjekëve austriakë të ketë abuzuar mbi vajzën, pasi atje kanë pasur një përkujdesje të madhe, të paktën në spitalin ku ajo ishte shtruar.
Eriselda vetë tregon se nuk kishte dalë nga spitali, vetëm 2 ditët e fundit kishte shkuar tek të afërmit e saj, dhe shprehet e indinjuar ndaj abuzimit me shoqen e saj, në gjendjen shëndetësore ku ndodhej ajo.
INTERVISTA E PLOTE E ERISELDA GUBERES PER A1 REPORT!
Unë nga televizionet e kam marrë vesh, nuk e kam ditur sepse nuk kam pasur kontakte me Florien, sepse kemi qenë në spitale të ndryshme larg njëra - tjetrës. Eshtë e pamundur për mua, unë kam qenë vet në një spital të Austrisë. Sesi i ka ndodhur Flories s’di ç’të them.
Si ka qenë trajtimi mjekësor dhe rehabilitimi që ju keni bërë në spital?
Shumë e mirë dhe e respektueshme nga ana e tyre, të paktën nga infermierë dhe mjekë të spitalit. Në spitalin tim ka qenë shumë mirësjellje, respekt dhe nuk kam pasur gjëra të tilla.
Ju Eriselda thatë që keni qenë në spitale të ndryshme?
Po kemi qenë shumë larg. Ajo ka qenë në kufi të Zvicrës dhe unë në Vjenë 5 orë larg.
Pas rehabilitimit ju ku keni qëndruar sepse Floria ka ndenjur tek një familje kosovare?
Unë kam patur kushërinjtë e mi në Austri, mami ka patur një kushërirën e saj dhe vetëm ajo më ka vizituar dhe unë nuk kam dalë nga spitali. Vetëm dy ditë para se të nisesha për në Shqipëri kam vajtur tek shtëpia e tyre. I kam refuzuar të gjitha vizitat pasi në spital donin të më intervistonin dhe unë nuk pranova. Nuk kam lënë asnjë tjetër përvec kushërirës dhe ambasadorit të më vizitonte.
Ju sa kohë keni ndenjur në spital dhe sa kohë iu është dashur për t’u rehabilituar?
Unë kam vajtur në spital në 4 korrik dhe jam kthyer në 14 gusht. Kam ndenjur gati një muaj e gjysmë dhe jam kthyer pastaj në Shqipëri. Kisha këmbën në allçi, duhet të rikthehesha, por siguracionet këtu nuk e mundësuan dhe unë nuk mundesha të kthehesha.
Në Austri me Florien Peçin nuk keni pasur lidhje dhe nuk keni pasur komunikim?
Jo, jo kemi qenë shumë larg, unë kam qenë në dy spitale të ndryshme dhe ajo në dy të tjera. Unë çuditem me faktin, që mund të ketë ndodhur në spital. Të paktën në spitalin tim nuk ndodhte kjo gjë. Atje nuk e di. Si mund të abuzonte me të në atë gjendje që ajo ishte, kush ka qenë ai maskara që e ka bërë një gjë të tillë? Si kanë mundur të tjerët se tek mjekët nuk dyshoj. Ata ishin njerëz të kulturuar, të civilizuar ishin njerëz jo kafshë. Të paktën me doktorët që kam kontaktuar unë dhe më kanë shërbyer.
/Shqiptarja.com