Dëshmia: Garda, plumb
pas shpine Faik Myrtajt

Dëshmia: Garda, plumb <br />pas shpine Faik Myrtajt
Demostruesi Faik Myrtaj është ekzekutuar me armë zjari teksa ishte duke qeshur dhe bërë shaka me grupin e protestuesve të ardhur nga qyteti i Fierit". Me këtë fjali e ka hapur dëshminë e tij kryetari i komunës së Frakullit në Fier, shtetasi Viktor Çervenaku, i cili pohoi para gjykatës se Myrtaj ndodhej me shpinë nga kryeministria dhe se në momentin e vrasjes, nuk ka qënë duke qëlluar me gurë ndaj policisë, por ishte duke qeshor. Çervenaku, tregoi se në momentin e vrasjes Faik Myrtaj ka bërtitur "…o…o çfarë më kafshoi…çfarë më goditi" dhe më pas është këputur i gjithi në trotuar, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. "Gjatë dhënies së ndihmës së parë unë e kam parë që Myrtaj ishte qëlluar me një plumb në shpatullën e majtë. Ai ska bërë asnjë reagim dhe se sipas mendimit tim ai ka gjetur vdekjen i pari në demostratën e dhunshme të 21 janarit. Këtë e them me bindje se pas, vrasjes së Faikut, njerëzit filluan të largohen nga kryeministria dhe më pas kam mësuar se disa minuta më pas, janë vrarë dhe dy persona të tjerë që ishin Ziver Veizi dhe Hekuran Deda.Pas kësaj kam shkuar dhe të gjej djalin tim Anxhelon, i cili ndodhej afër murrit të kryeministrisë, të cilit i kam deklaruar se duhet të qëndronte larg pasi garda po qëllonte me plumba luftarakë dhe jo manovër dhe se si rezultat i kësaj, është vrarë një protestues nga Fieri"-deklaroi në gjykatë Viktor Çervenaku. Më tej, ky i fundit tregoi se e kishin transportuar Faik Myrtajn në spital dhe më pas ishin larguar për në Fier.

Braktisja nga opozita
Gjatë dëshmisë së tij dhënë në procesin gjyqësor ndaj tre të pandehurve të 21 janarit Agim Llupo, Ndrea Prendi dhe Margarit Kume, dëshmitari Viktor Çervenaku tha se lideri socialist dhe deputetët e PS-së i braktisën demostruesit pas të shtënave të gardës. Ai tregoi në gjykatë, se arsyeja pse kishin dalë në demostratë ishte thirja që Edi Rama bëri ditën e Enjte në një emision televiziv, ku ftoi të gjithë popullin opozitar që të demostronte kundër qeverisë. Çervenaku deklaroi se kësaj thirje i ishte bashkuar ai së bashku me rreth 80 persona nga Fieri të, cilët pasi janë afruar në demostratë kanë vënë re se një makinë po shpërndante demostruesit me ujë. Ndërkohë që për sa i përket liderëve të opozitës dhe deputetëve të saj,ata ishin fshehur pas të shtënave me armë nga ana e Gardës së Republikës. Sipas kryetarit të komunës Frakull, ky veprim mund të jetë kryer nga frika e tyre, duke lënë më pas demostruesit në mëshirë të fatit. Gjatë dhënies së dëshmisë së tij, Çervenaku deklaroi para gjykatës se në 21 janar Garda e Republikës duhet të qëllonte organizatorët e demostratës dhe jo demostruesit e thjeshtë pasi ata ishin të pafajshëm. Sipas tij ata që kanë faj në 21 janar, të parët janë organizatorët dhe liderët e opozitësh shqiptare.

U qëllua pa urdhër
Komandanti i njësisë nr.1 ishte njëri nga garditës që dëshmoi dje në procesin penal të 21 janarit. Agron Malaj, pohoi se një ditë para 21 janarit dhe një orë para fillimit të demostratës ai u ka lexuar grupit të tij rregulloren e mbrojtjes së kryeministrisë dhe ligjin për përdorimin e armëve të zjarit. Pasi u ka bërë instruktazhin, grupi është paisur me armatimin sipas planit të masave të hartuar pikërisht nga drejtuesit e gardës lidhur me demostratën e 21 janarit. Agron Malaj, tregon se para fillimit të dhunës, grupi që drejtohej prej tij ishte vendosur në anën e Ministrisë së Financave dhe më pas tensionimit të situatës, grupi ka kaluar në anën e portës ku hyjnë delegacionet e huaja. I pyetur nga prokuroria se kush ka urdhëruar të qëllohet me armë zjari, komandanti i grupit Agron Malaj ka pohuar se në 21 janar askush nuk ka dhënë urdhër. Sipas tij, rregullorja e ka të hapet zjar sapo demostruesit të hyjnë në teritorin e kryeministrisë. Nisur nga kjo gjëndje, në fillim fare është qëlluar kur personat nga demostrata kanë marrë vendrojën që ndodhet tek dera e kryeministrisë. Pas kësaj gardistët kanë qëlluar në ajër dhe për pasojë demostruesit që sulmuan vendrojën janë tërhequr, duke e lënë të shkatëruar atë.

(eq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Tensionohet protesta te Sheshi Uilson, Bledjon Nallbati kapet pas autobotit të ujit! Dhjetëra efektivë e rrethojnë, ujë dhe spraj me piper, përparon Policia

Tensionohet protesta te Sheshi Uilson, Bledjon Nallbati kapet pas autobotit të ujit! Dhjetëra efektivë e rrethojnë, ujë dhe spraj me piper, përparon Policia