Dëshmitë kontradiktore/ Kush gënjen
për atentatin,Berisha e Paloka apo Fufi?

Dëshmitë kontradiktore/ Kush gënjen<br />për atentatin,Berisha e Paloka apo Fufi?
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka, ka thënë në prokurori se për atentatin ndaj Tom Doshit dhe Mhill Fufit është njoftuar nga vëllai i këtij të fundit, 3 muaj më parë.
 
Sipas tij, Ilir Meta kishte kontaktuar me vëllain e Fufit dhe i kishte thënë se Sali Berisha kërkon të vrasë Tom Doshin dhe Mhill Fufin, për të shkaktuar trazira në vend.
 
Të njëjtin version ka pohuar edhe Berisha, me disa deklarata në rrjetet sociale.

Ai thotë se për planin e vrasjes u njoftua tre muaj nga Paloka.

Edhe sipas Berishës, Meta ka kontaktuar me vëllain e Fufit, për t’i thënë se Sali Berisha kërkon vrasjen e tij.

Por, dëshmitë e tyre bien në kundërshtim me vetë ato që thotë Mhill Fufi.

Ky i fundit deklaroi para medieve, pak ditë pas akuzave publike të Tom Doshit se kishte një plan për vrasjen e tyre, se nuk dinte asgjë.

Fufi tha se planin e vrasjes e mësoi vetëm pas deklaratave publike të Doshit dhe kishte mbetur i habitur.

Të njëjtën gjë mësohet se Fufi e ka deklaruar edhe kur është marrë në pyetje nga ana e prokurorëve.

Pra, vetë Fufi thotë që nuk ka ditur asnjë gjë për planin e vrasjes së tij, deri ditën që Tom Doshi foli në publik.

Berisha dhe Paloka nga ana tjetër thonë se ata e dinin para tre muajsh planin, dhe i’ua ka thënë pikërisht vëllai i Fufit.
Në këtë rast nuk dihet se kush po gënjen.

Por, ose Mhill Fufi duhet të ndiqet penalisht për deklarim të rremë, ose duhet të ndiqen penalisht Berisha dhe Paloka,
Kjo, pasi një nga të dyja palët është duke gënjyer mbi këtë çështje.

Marrë nga Gazeta Tema
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Protesta, militantët mblidhen në selinë blu! Pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë

Protesta, militantët mblidhen në selinë blu! Pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë