Katër dëshmitarët e parë të prokurorië së Krimeve të Rënda, kanë dëshmuar në gjyqin kundër të pandehurit Denis Shtraza, i akuzuar për veprën penale të “Rrëmbimit, torturimit me pasojë vdekjen” e shtetasit Gazmend Çollaku.
Ish-e fejuara e këtij të fundit, shtetësja Amanda Thano,ka qënë dëshmitarja e parë e këtij procesi gjyqësor, ku ka deklaruar para gjykatës momentet e fundit që ka qënë në shoqërinë e ish-të fejuarit të saj, Gazmend Çollakut.
Sipas Thanos, ajo ska pasur asnjë dijeni për konfliktet e Çollakut. “Kisha dijeni që shkonte herë pas here në Itali, herë për blerjen e makinave, pasi merej me tregti makinash dhe herë të tjera tek miqtë e tij”-ka pohuar vajza 27 vjeçare.

(Amanda Thano, ish e fejuara e Gazmend Çollakut)
Më tej, kjo e fundit ka pohuar se ka pasur një lidhje 7 vjeçare me Çollakun dhe në asnjë rast, ai nuk i ka thënë rreth aktivitetit të tij, por edhe ndonjë problem që mund të ketë pasur.
Thano në dëshminë e saj ka shtuar se e njihte të pandehurin Denis Shtraza, pasi e ka pasur në lagjen e saj të banimit.
Dreka në Golem e vrasja në mbrëmje
E veshur tërësisht me të zeza, 27-vjeçaria Amanda Thano, ka treguar para trupit gjykues të gjithë intenerarin e ditës kur ka ndodhur krimi. Ajo pohoi se në 6 janar 2015, tre orë para se të vritej ish-i fejuari i saj, kanë qënë duke drekuar në një restorant në Golem.
“Atë ditë kemi lëvizur me një automjet të bardha, tip “Mercedes Benz” që ishte blerë pak kohë nga Gazi.
Ai më ka ardhur tek Hipoteka, ku unë punoj, dhe kemi shkuar në Golem. Kemi ngrënë drekë, dhe sërish jemi larguar. Më ka lënë tek Hipoteka, dhe ai është larguar pasi e lamë të takoheshim në lokalin “Porsaidi” ku Gazi qëndronte zakonisht.
Kam mbaruar punën dhe pas disa orë, jam larguar drejt lokalit.
Kur kam shkuar aty, kam parë që para lokalit kishte shumë efektivë, policie dhe aty jam njoftuar se ishte rrëmbyer Gazmendi”- ka treguar para gjykatës Amanda Thano. Kjo e fundit ka shtuar se nuk kishte asnjë dijeni për konfliktet e të fejuarit të saj.
Kamarieri dhe Menaxheri i lokalit
Në seancën e djeshme gjyqësore në pyetje është marrë dhe kamarieri dhe menaxheri i lokalit. Klodjan Kadriu dhe Taulant Lala, kanë pohuar para gjykatës momentet kur kanë kuptuar se diçka e pazakontë ndodhi në lokalin e tyre.
Sipas dy dëshmitarëve, kanë arritur të shohin katër persona të veshur si policë, por nuk kanë mundur t'i identifikonin ata.
“Njëri nga menaxherët e lokalit Indrit Tafili ka marrë një mikun e tij në polici, duke i thënë se personat që kanë rrëmbyer Gazin, ishin policë, por ai i është përgjigjur se nuk ishte e vërtetë”- kanë thënë dëshmitarët.
Ata kanë pohuar se Çollaku qëndronte zakonisht në atë kafene, pasi kishte njohje me pronarët e lokalit Ervis Doçi dhe Bledin Doçi.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com