VLORE- Nuk i ka njohur dy personat që kanë qëlluar me armë ndaj tij. Biznesmeni Arben Veliko ka deklaruar për policinë se, nuk i njihte dy të rinjtë, ndërsa ka deklaruar se, ata mund të kishin gabuar person. Kjo ka qenë dëshmia e parë e dhënë nga 48-vjeçari Arben Veliko i cili u qëllua me armë, sapo po dilte nga banesa e tij në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë.
Bizmesmeni i ndërtimit, i cili ka qenë i dënuar më parë dhe i dyshuar për trafik droge e ka dhënë dëshminë e tij nga Spitali i Vlorës, ku edhe ndodhet i shtruar për shkak të dy plagëve, në këmbë dhe bark. Në lidhje me këtë ngjarje, gjatë hetimi në dy ditët e fundit, policia ka shoqëruar më shumë se 10 persona, të cilët mund të kenë dijeni për atentatin.
/Shqiptarja.com