Dështim diplomatik, tre votat
që i bënë “gropën” Kosovës

Dështim diplomatik, tre votat<br />që i bënë “gropën” Kosovës
Kërkesa e Kosovës për t’u bërë pjesë në UNESCO nuk arriti dot të merrte numrin e kërkuar të votave. Nga 142 vende që morën pjesë në votim, 92 ishin pro, 50 kundër ndërsa 29 të tjera abstenuan. Kërkesa e Prishtinës kërkonte 95 vota që të miratohej ose 2/3 e votave.

Mes vendeve që kanë votuar kundër janë Brazili, Krina, Rusia, Spanja, Kazaktistani, Bjellorusia, Palestina, Koreja e Veriut, Sllovakia, Uruguai, Venezuela, Bahrein dhe Indonezia.

Ndërsa mes atyre që abstenuan ishin Bosnje-Hercegovina, Kolumbia, Greqia, Nigeria, Peruja, Polonia, Rumania, Singapori, Trinidad dhe Tabago, Tunizia dhe Zambia.

Bie në sy vota kundër e Polonisë dhe Perusë, vende të cilat janë mes 111 vendeve që kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Dështimi për miratimin e kërkesës së Kosovës shihet si dështim i diplomacisë së Shqipërisë dhe Kosovës përballë asaj të Serbisë dhe Rusisë.
 
Edhe pse Shqipëria ka dalë në krah të Palestinës në OKB, ajo ka dështuar të lobojë për të siguruar votë pro Kosovës në UNESCO.
 
Delegacioni i SHBA ka mbështetur kërkesën e Kosovës, por SHBA nuk ka të drejtën e votës.
 
Rezultati i ngushtë dhe numri i madh i vendeve që abstenuna shkaktoi fillimisht konfuzion. Rezultati gjithashtu befasoi dhe disa nga delegatët që ndodheshin në selinë qëndrore të UNESCO-s në Paris.
 
Kosova aplikoi për anërësimin në Organizatën Kulturore, Shkencore dhe Edukuese të OKB-së në shtator dhe muajin e kaluar bordin Ekzekutiv rekomandoi pranoimin e kërkesës.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Augustin Palokaj: Mali i Zi mes BE-së dhe botës serbe

Augustin Palokaj: Mali i Zi mes BE-së dhe botës serbe