Dështon bashkia, tabela
e çmimeve s’funksionon

Dështon bashkia, tabela <br />e çmimeve s’funksionon
TIRANE- Nisma e bashkisë së Tiranës që tregtarët, duke filluar nga muaji janar i vitit 2012, do të afishojnë në një tabelë përkatëse për çdo produkt jo vetëm çmimet, por edhe origjinën e mallit ka dështuar. Këtë e pranojnë edhe vetë tregtarët, të cilët shprehen se kjo tabelë nuk është funksionale. Thuajse në të gjitha tregjet, tabela e vetme që tregtarët vënë sipër mallit të tyre, është një copë kartoni ku shënojnë çmimin.

Ajo që vihet re nga të gjithë është se tregtarët vazhdojnë që të mos përdorin tabelat e përcaktuara prej bashkisë për vendosjen e çmimeve. Tregtarët e ish-uzinës "Dinamo" shprehen se tabelat e përcaktuara janë jofunksionale dhe nuk përdoren pasi çmimet e produkteve ndryshojnë çdo ditë. Sipas tyre, tabelat që u ka rekomanduar bashkia janë standarde dhe nuk pasqyrojnë ndryshimet e çmimeve që pësojnë çdo ditë produktet që ata tregtojnë. Ndërkohë që rritja e temperaturave javët e fundit ka bërë që në treg të dalin prodhimet vendase, duke dhënë efekte në një ulje të çmimeve me 60 deri në 70 lekë të reja. Sigurisht nga kjo ulje kanë përfituar prodhimet e stinës si spinaqi, preshi, sallata jeshile, etj. Sipas tregtarëve ulja e çmimeve të frutave dhe perimeve pritet që të vijojë edhe në javët në vazhdim dhe kjo si rezultat i shtimit të prodhimit në vend.
(ek/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Begaj në panairin bujqësor të Lushnjes: Mirënjohje për ata që u janë rikthyer tokave, rol patriotik

Presidenti Begaj në panairin bujqësor të Lushnjes: Mirënjohje për ata që u janë rikthyer tokave, rol patriotik