Ka dështuar në vitin e tretë të tij, zbatimi i marrëveshjes mes ministrisë së arsimit dhe shtëpive botuese për të shpërndarë paketë librash falas për disa kategori fëmijësh në nevojë që ndjekin arsimin bazë 9 vjeçar.

Shkaku duket se është është mungesa e fondit për subvencionin e shtëpive botuese i cili duhet të ishte përcaktuar si zë i vecantë në buxhetin e arsimit për vitin 2013.

Kjo ka bërë që në ditën e parë të shkollës, fëmijët e komunitetit rom që përbëjnë dhe numrin më të madh të përfituesve, të verbërit dhe fëmijët e emigrantëve nuk po mësojnë si të gjithë bashkëmoshatarët e tyre. Specialisti i kurrikulës në drejtorinë arsimore rajonale të Tiranës Petrit Kotepana në një prononcim për top news tha se ky shqetësim është ngritur prej dy javësh nga drejtorët e disa shkollave 9 vjeçare në Tiranë ku janë të regjistruar pjesa më e madhe e fëmijëve rom, si shkolla “Bajram Curri”, “Ramazan Jarani”, “1 qershori” e “26 nëntori” dhe ky shqetësim është përcjellë në mash por deri tani nuk është gjetur asnjë zgjidhje.

Shkrimi u publikua sot (19.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)