Mungesa e dokumentacionit dhe detyrimeve financiare nga klubet ka detyruar FSHF që të vendosë shtyrjen e Kategorisë së Parë në një afat të pacaktuar. “Federata Shqiptare e Futbollit njofton klubet e interesuara, opinionin sportiv dhe median,se kampionati kombëtar i Kategorisë së Parë, i planifikuar për të filluar të shtunën datë 13 shtator, është shtyrë.

Komiteti Ekzekutiv i FSHF, me një vendim qarkullues, ka vendosur që ai të mos fillojë në datën e caktuar, për shkak se dokumentacioni i kërkuar  nga klubet nuk ka qenë i plotë dhe nuk mund të plotësohej në afatin e caktuar. Njëkohësisht, ata nuk kanë plotësuar detyrimet financiare të njohura nga rregulloret e FSHF” thuhet në njoftim.


d.b/shqiptarja.com