Pas barazimit në mesjavë ndaj Bolonjës Interi rikthehet tek fitorja.

Ndeshje shumë e vuajtur për zikaltërit që ndaj Genoas arrijnë të marrin tre pikët vetëm në fund të takimit.

Në “San Siro” takimi përfundon 1-0 për skuadrën e Spalletit që golin e vetëm e shënojnë me mbrojtësin D’Ambrosio në minutën e 87-të.

Fitore e vuajtur por që entuziazmoi të gjithë stadiumin. Interi ngjitet i treti në klasifikim me 16 pikë 2 më pak se Juventusi dhe Napoli me të cilat ka një diferencë edhe sipas trajnerit Spalleti.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com