BEOGRAD- Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç ka thënë se nuk ka marrëveshje për bashkimin e tri komunave shqiptare dhe të katër komunave serbe në veri të Kosovës dhe kjo nuk do të relativizojë autonominë e serbëve në veri.
 
"Qëllimi ynë është të respektohet specifiteti i i veriut të Kosovës”, ka thënë  Daçiç dhe ka shtuar se “ende është herët për arritjen e versionit final (të marrëveshjes)”, duke vërejtur se “deri në zgjedhje të Serbisë është parashikuar të mbahet edhe një takim Beograd- Prishtinë”, njofton “Beta”.
 
"E kemi porositur Prishtinën se fakti që bisedojmë, nuk është dobësia jonë, por është forcë jona e forca jonë është të themi edhe jo kur është e nevojshme”, ka thënë Daçiç, i cili arrestimin e Oliver Ivanoviçit e ka quajtur të paarsyeshëm dhe që mund të destabilizojë situatën.

Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)