PRESHEVË - Pas dështimit të parë të kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiç për të takuar përfaqësuesit e Luginës së Preshevës është paraparë një takim tjetër më 10 tetor të enjten e javës së ardhshme në Beograd, njofton agjencia e lajmeve «Presheva Jonë».
Burimet flasin se takimi me liderët nga Lugina ka për qëllim që kreu i qeverise serbe t’ua mbushë mendjen për të pranuar regjistrimin e popullisë, të refuzuar nga lidershipi shqiptar i Luginës para dy vitesh.
Një takim të këtij karakteri mes qeveritarëve serbë në Beograd ishte ishte mbajtur mes Aleksandar Vuçiç dhe përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës (më 2 korrik), se dukej të ishte një takim paraprirës takimit pasues me kryeministrin serb Daçiç, takim ky test për të mbajtur pulsin e liderëve se sa janë këmbëngulës në kërkesat e tyre legjitime.
Sikur nënkryetari komunës së Preshevës, Skënder Destani ashtu edhe kryetari Këshillit Kombëtar Shqiptar, Galip Beqiri njëzëri i kanë deklaruar agjencisë së lajmeve «Presheva Jonë» se në Beograd lidershipi shqiptar nga Lugina do të shkojnë unik me kërkesa legjitime dhe probleme të shumta, që po ballafaqohet dekadave të fundit popullata etnike në Preshevë, Bujanoc dhe Medevgjë.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com