Pas përfundimit të konferencës së gjashtë të ministrave të jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimorë, të mbajtur ditën e sotme në Prishtinë, Ministri i Jashtëm Serb, Ivica Daçiç nuk ka pranuar të prononcohet për mediat e tjera, por vetëm për ato serbe.
Gazeta Express, raporton se mediat shqiptare nuk po lejohen të dalin jashtë sallës së konferencës, ku Daçiç po bënte një deklaratë për mediat.
Të pyetur për këtë, zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, janë shprehur se nuk është në dorën e tyre se për cilat media vendos të prononcohet Ministri i Jashtëm Serb dhe se ata nuk mund të bëjnë asgjë në lidhje me këtë.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com