Daçiç: Në Bruksel pranojmë gjithçka
 ...përveç pavarësisë së Kosovës!

Daçiç: Në Bruksel pranojmë gjithçka<br /> ...përveç pavarësisë së Kosovës!
​Zëvendëskryeministri i Serbisë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Ivica Dacic, ka thënë një ditë para bisedimeve në Bruksel se nuk ka ndryshim të qëndrimeve të Serbisë, se pala serbe do të jetë konstruktive, por se në asnjë rast nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

“Presim përparim, por jo në çmim të interesave tona kombëtare”, ka thënë Dacic para gazetarëve në panairin ndërkombëtar “EXPO 2015” në Milano, raporton “Tanjug”.
I pyetur se cilat janë vijat e kuqe të delegacionit serb, Dacic ka thënë se “gjithçka është e diskutueshme përveç njohjes së Kosovës”.

“Në asnjë rast ne nuk dëshirojmë ta njohim pavarësinë e Kosovës, ndërsa gjithçka që është nën të është e pranueshme. Për këtë arsye i kemi refuzuar deri më tani të gjitha tentimet indirekte që përmes bisedimeve neutrale të propagandohet apo definohet pavarësia e Kosovës, dhe në këtë mënyrë do të sillemi edhe më tutje”, ka thënë ministri serb, transmeton Koha.net.

Dacic ka shtuar se pret presione të mëdha nga takimi i nesërm në Bruksel me delegacionin e Kosovës. “Sipas asaj që kemi mësuar nga qarqe diplomatike, shumëçka pritet nga ato bisedime. Kjo padyshim se nënkupton se presioni do të jetë i lartë, por Serbia sigurisht se do të ketë qasje konstruktive, sikurse deri më tani.

Se a do të arrihet marrëveshje konstruktive, kjo nuk varet vetëm nga ne, por edhe nga pala tjetër e cila ka refuzuar të pajtohet me disa propozime siç është Asociacioni i komunave serbe”, ka thënë Dacic.
Raundi i ri i bisedimeve Kosovës – Serbi, i cili pritet të mbahet nesër më 23 qershor, do të jetë raund kyç për procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve. 

Marrë nga Gazeta Express

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Hapen 8 kutitë e para! Vangjel Tavo thellon diferencën! Ka marrë 1324 vota, Gjikuria 604

Hapen 8 kutitë e para! Vangjel Tavo thellon diferencën! Ka marrë 1324 vota, Gjikuria 604