SERBI - Ministri i Jashtëm dhe zv.kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç ka deklaruar se deri tani nuk ka të dhëna se Greqia mund të njohë pavarësinë e Kosovës.
 
“Deri tani nuk ka asnjë të dhënë apo deklaratë për ndryshimin e pozicionit të tyre”, u shpreh Daçiç raporton agjencia serbe e lajmeve “Beta” duke shtuar se Serbia kërkon të ketë “marrëdhënie sa më të mira” me Greqinë.
 
Daçiç ka shtuar se Serbia dhe Greqia janë “popull vëllezër dhe miq” dhe se nuk ka “tensione në marrëdhëniet e tyre” siç kanë raportuar mediet ditët e fundit.
 
Greqia është një nga pesë vendet e BE-së që nuk ka njohur pavarësinë e Kosovës. Por, mediat kanë raportuar se Greqia mund ta bëjë një gjë të tillë brenda një viti.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)