BEOGRAD- “Duhet të jemi të ndërgjegjshëm se nuk jetojmë në një botë ideale, por në një çfarë na është imponuar, dhe nëse ndodhë ndonjë ngatërresë rreth marrëdhënieve me Kosovën, do të ngatërrohen edhe negociatat me BE-në”, është shprehur kryeministri i Serbisë Ivica Daçiç, në një emision televiziv në Beograd.
 
“Duhet të jemi të vetëdijshëm se negociatat me BE-në nuk nisën se Serbia ka bërë reforma të mëdha, por pikërisht për arsye të përparimit të marrëdhënieve me Prishtinën”, ka vijuar ai.

Daçiç e ka vlerësuar si një moment historik fillimin e negociatave me BE-në.

Redaksia online
(e.sh/shqiptarja.com)