Daçiç: Serbia nuk heq dorë nga
Kosova për asnjë kusht të BE

Daçiç: Serbia nuk heq dorë nga<br />Kosova për asnjë kusht të BE<br>
Ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiç, ka folur për vazhdimin e dialogut  të sotëm të Beogradit e Prishtinës, duke thënë për “veçernje novosti” se pala serbe nuk pranon asnjë korrigjim të marrëveshjes për AKS-në.

Daçiç ka theksuar se nuk ekziston asnjë “tundim” evropian për të cilin Serbia do të hiqte dorë me dëshirë e vullnet të lirë nga Kosova. Atëherë do të ekzistonte vetëm diktat, e jo dialog, sipas Vuçiç.

 “Është pafytyrësi që qarqe në Bruksel të presin nga ne harakiri historik, ndërsa ata vetë brenda BE-së nuk kanë qëndrim unik kur bëhet fjalë për çështjen e Kosovës”, ka thënë Daçiç.

 “Nëse BE pajtohet për diçka të tillë, e besoj se nuk do të pajtohet, atëherë bie poshtë i tërë dialogu dhe për ne aty nuk do të ketë më vend”, ka theksuar ai.

Daçiç ka vlerësuar se në një pjesë të bashkësisë ndërkombëtare dhe në Prishtinë ekziston qëllimi i qartë që serbët në veri të Kosovës të shpallen faktor destabilizues duke shtuar se ata po luajnë me zjarr. Vuçiç mbron akoma idenë se kufijtë e Serbisë janë të vetmet që kanë ndryshuar dhe se shtetet e tjera e marrin këtë fenomen për të mirëqenë.

“Do t’i pyesja të gjithë në BE, si është e mundur që vetëm kufijtë e Serbisë u ndryshuan e të tjerët mbeten si kanë qenë – gurë. Së pari e ndanë Kosovën nga Serbia e tash thonë se këtu nuk ka çfarë të flitet më. Ka, si nuk ka. Nëse ka përfunduar rrëfimi, pse po na ftojnë në dialog?”, ka pyetur Daçiç.

Daçiç këmbëngul në qëndrimin e tij fare pak elastik në raport me Kosovën. Ai ka thënë se heqja njohja e Kosovës si shtet nuk ka të bëjë me integrimin e Serbisë në BE dhe nëse ky do të ishte kushti, serbët do të vijonin të mbanin qëndrimin e tyre.

Zgjidhja e çështjes së Kosovës mbetet afatgjatë për Vuçiç dhe ai thekson se duhet arritur me kompromis e jo me imponimin e qëndrimit të Serbisë se ajo duhet ta njohë Kosovën.

Ai ka thënë se tash është më lehtë të bisedohet me administratën në Washington, dhe, sipas tij, ky është shans i mirë për Beogradin, sepse Amerika nuk dëshiron destabilitet të ri dhe se ajo ka shfaqur interesim për iniciativën serbe për zgjidhjen afatgjatë për Kosovën.

 

d.gj/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Nga largimi i të rinjve, rrezikojmë të mbetemi edhe pa fuqi punëtore. Për bizneset, zgjidhje mbetet rritja e pagës mesatare në 1 mijë euro

Nga largimi i të rinjve, rrezikojmë të mbetemi edhe pa fuqi punëtore. Për bizneset, zgjidhje mbetet rritja e pagës mesatare në 1 mijë euro