MAQEDONI - Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç po qëndron për vizitë në Maqedoni, ku sot është parashikuar të takohet me Kryeministrin Nikolla Gruevski dhe kryetarin e Kuvendit, Trajko Veljanovski.
Vizitën në Shkup, Daçiç e ka filluar mbrëmë me pjesëmarrjen në shënimin e ditës së komunitetit serb në Maqedoni, të njohur si dita e Shën Savës.
Në fjalimin e mbajtur me këtë rast Daçiç tha se Serbia është e interesuar për marrëdhënie të mira me Maqedoninë dhe nuk ka asnjë pretendim territorial ndaj fqinjit të saj jugor.
“Ne jo vetëm që nuk kemi pretendime territoriale, por do të vazhdojmë të jemi miqtë më të mirë të maqedonasve dhe të Maqedonisë”, ka deklaruar Daçiç.
Kryeministri Nikolla Gruevski, i pranishëm në shënimin e ditës së serbëve në Maqedoni, tha se qeveria që ai drejton mbetet e përkushtuar për integrimin e serbëve në shoqërinë maqedonase dhe avancimin e të drejtave të tyre.
Në takimin e sotëm mes Gruevskit dhe Daçiçit bëhet e ditur se do të bisedohet për bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve, procesin e integrimit evroatlantik dhe për aspektet e sigurisë në kontekst të zhvillimve të fundit në Luginën e Preshevës.
Redaksia online
(evropa e lirë/eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com