PRESHEVË - Në çdo forum apo konferencë botërore nuk kalon pa u përmendur Presheva, qoftë nga vendorët apo ndërkombëtarët, gjë kjo që e dëshmon qartë se sa serioze janë problemet në Luginë. Presheva dje u përmend edhe nga kryeministri serb, Ivica Daçiç, i pyetur nga gazetarët.
“Juve shqiptarëve ju kam dhënë zgjidhje më të mira dhe s’i keni pranuar. S’keni pse të më ankoheni mua për Preshevën”. Kështu i është përgjigjur kryeministri serb, Ivica Daçiç pyetjes së një gazetari nga Kosova, pas përfundimit të mbledhjes së KS të OKB-së.
“Askush nuk do t’u krijojë probleme shqiptarëve në atë zonë, por ata duhet të dinë që jetojnë në Serbi dhe duhet të respektojnë ligjet dhe zakonet tona”,-theksoi ai. Biseda me gazetarin vazhdoi edhe pak sekonda, teksa kryeministri serb i afrohet gazetarit, e më pas largohet.
Marrë nga Presheva jonë
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com