Daçiç:Shtrëngimi i duarve me Thaçin
s'është hera e parë, ne bëjmë dialog

Daçiç:Shtrëngimi i duarve me Thaçin<br />s'është hera e parë, ne bëjmë dialog
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç pas takimit të sotëm të shefave të diplomacisë në rajon në Bërdo pranë Kranjit, ka deklaruar se Serbia është promotor i stabilitetit rajonal, ideve të përbashkëta dhe projekteve dhe qëndrimeve drejt Bashkimit Evropian, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me shtrëngimin e duarve me ministrin e Jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçin, dhe shtoi se kjo nuk është hera e parë.

"Kur është fjala tek shtrëngimi i duarve, kjo nuk ishte hera e parë, dhe ne bëjmë dialog. Serbia është gjithsesi promotor i stabilitetit rajonal, ideve të përbashkëta, projekteve dhe paraqitjeve drejt BE-së", ka thënë Daçiç, duke theksuar se Serbia nuk ka ndryshuar qëndrimin e saj kur është fjala për statusin e Kosovës.

Serbia, sipas tij, "nuk mund të pranojë vendimin e njëanshëm të shpalljes së pavarësisë së Kosovës". Shefi i diplomacisë serbe i është referuar edhe ftesës së organizatës joqeveritare nga Serbia ndaj Hashim Thaçit për të marrë pjesë në një konferencë në Beograd. 

"Prandaj, veprimet tona do të jenë si ato të deritanishme. Sa i përket ftesës së organizatës joqeveritare që Thaçi të marrë pjesë në konferencën në Beograd, kjo është mënyra joserioze për qasje në çështjet serioze shtetërore. Thjesht, dihet në çfarë mënyrë organizohen këto takime, ato duhet të kenë status neutral. Nuk hyjë në çështjet e statusit ligjor, aktakuza, urdhër arresti dhe tjerë, këtë do ta zgjidhin autoritetet shtetërore", ka thënë Daçiç.

Në takimin e ministrave të Jashtëm të rajonit i cili sot është mbajtur në Bërdo të Sllovenisë, është diskutuar ndër tjera edhe mbi çështjet e sigurisë dhe luftës kundër terrorizmit. 

Daçiç i vlerësoi si të rëndësishme takimet si formatit të sotë, që kanë organizuar  ministrat e Jashtëm slloven dhe francez, Karl Erjavec dhe Laurent Fabius. 

"Ne diskutuam çështjet e sigurisë, me këtë edhe situatën në të ashtuquajturin Bashkimit Evropian fqinj. Kjo fqinjësi është lindore, por edhe jugore, pra vendet e Mesdheut dhe Lindjes së Mesme, nga ku vijnë edhe kërcënimet terroriste, si dhe migrimi ilegal. Kjo temë është tani shumë aktuale", tha Daçiç./AA/

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë/ Gushti ktheu himariotët në vendlindje, rritet pjesëmarrja në votime! 2% më shumë se në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023

Zgjedhjet në Himarë/ Gushti ktheu himariotët në vendlindje, rritet pjesëmarrja në votime! 2% më shumë se në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023