Daçiç sot në Graçanicë, merr pjesë
në premierën e Dragan Bjellogrliç

Daçiç sot në Graçanicë, merr pjesë<br />në premierën e Dragan Bjellogrliç
PRISHTINE- Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç do të jetë sot në Graçanicë ku do të marrë pjesë në premierën e filmit “MonteVideo”.

I pranishëm do të jetë edhe aktori i famshëm serb nga Beogradi, Dragan Bjellogrliç, ndërsa  aktori i njohur kosovar, Enver Petrovci ka deklaruar se nuk do të jetë i pranishëm pasi ka angazhime të tjera profesionale.
 
“Unë me shumë kënaqësi do të shkoja në Graçanicë, pasi atje e kam kolegun tim të nderuar, por sot kam xhirime të serialit ‘O sa mirë’”, ka thënë Petrovci për Express.

Ndërsa për prezencën e kryeministrit serbisë Petrovci thotë se është çështje e Thaçit.

“A vjen Daçiqi a nuk vjen, është punë e Hashim Thaçit, unë i kam punët e mia profesionale”, ka thënë aktori Petrovci.


Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane