BEOGRAD - Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, pas votimit në ditën e zgjedhjeve, “sulmoi” shqiptarët dhe kroatët në lidhje me integrimin në Bashkimin Evropian. Duke iu përgjigjur interesit të serbëve Daçic komentoi procesin e integrimit të Serbisë në BE, duke e krahasuar me Shqipërinë dhe mundësisë së refuzimit. 

“Kroacia do të marrë 9 miliardë euro në pesë vitet e ardhshme për ndryshime strukturore dhe punë në infrastrukturë. Besoj se edhe ne kemi interes që të bëjmë një gjë të tillë, ata nuk janë më të mençur se ne”, ka thënë Daçic transmeton 'Top Channel'. "Do të trishtohesha shumë nëse fëmijët tanë, të shohin Shqipërinë në BE përpara Serbisë”, përfundoi ai, duke theksuar se Serbia duhet të ishte integruar në BE.

Kryeministri serb tha se vendi i tij duhet të integrohet në BE dhe se askush nuk ka qenë kundër.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)