Daçiç: Vetëm tanket mund t'i detyrojnë
serbët e Kosovës ta njohin pavarësinë

Daçiç: Vetëm tanket mund t'i detyrojnë<br />serbët e Kosovës ta njohin pavarësinë
Ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiç u është rikthyer deklaratave për ndryshim kufijsh në Ballkan, që do të eliminonin ‘shkaqet e luftës’ ndërmjet serbëve e shqiptarëve, ndërsa ka shtuar se Serbia kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.
 
"Përpiqem të propozoj një zgjidhje afatgjatë, sepse ajo bazohet në të drejtën historike e etnike që vetëkupton caktimin e kufijve të asaj që është serbe dhe të asaj që është shqiptare.
 
Ekziston mundësia që të bëhet një marrëveshje afatgjate, e në pjesët ku jetojnë serbët kurrë nuk do të ketë Kosovë të pavarur ose kjo është e mundur por vetëm me tanke.
 
Ne s’i kemi përcaktuar kufijtë me Bosnjë e Hercegovinën e lëre më me krijesën që veten quan Kosovë e pavarur.
 
Në emër të Qeverisë dhe të kryetarit të Serbisë, ne kurrë nuk do ta njohim pavarësinë e njëanshme të Kosovës
” ka deklaruar Daçiç.
 
Dje ministri serb propozoi ndryshim kufijsh mes Serbisë dhe Kosovës për një zgjidhje afatgjate, ndërsa Prishtina i cilesoi si te papranueshme.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Ministri Gonxhja reagon për zjarrin në Finiq: Asnjë prej monumenteve në Parkun Arkeologjik nuk është prekur

Ministri Gonxhja reagon për zjarrin në Finiq: Asnjë prej monumenteve në Parkun Arkeologjik nuk është prekur