Daçiç: Vuçiç u keqkuptua, Serbia
Nuk do të njohë kurrë Kosovën

Daçiç: Vuçiç u keqkuptua, Serbia<br />Nuk do të njohë kurrë Kosovën
Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç është shprehur se deklarata e Presidentit Vuçiç është keqkuptuar dhe se Beogradi nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.
 
Ata mendojnë se kjo çështje duhet të zgjidhet në mënyrë që Serbia në fund të kapitullojë. Serbia nuk do ta bëjë këtë. Ajo është konstruktive dhe bën thirrje për dialog, jo për shkak se ajo është e keqe por është e fortë dhe ka ide konkrete” ka thënë Daçiç.
 
Duke iu referuar apeleve për njohjen e Kosovës, Daçiç deklaroi se politika e Clintonit është ende gjallë, mirëpo kohët kanë ndryshuar.
 
Pak ditë më parë Aleksandar Vuçiç bëri thirrje për dialog të brendshëm për Kosovën, por deklarata e tij u interpretua si thirrje për njohje.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?



×

Lajmi i fundit

Digjen mbetje poshtë urës në lumin e Drojës, shtëllungat e tymit mbulojnë autostradën dhe zonën në Fushë-Mamurras

Digjen mbetje poshtë urës në lumin e Drojës, shtëllungat e tymit mbulojnë autostradën dhe zonën në Fushë-Mamurras