Daçiç: Në 2005-ën patëm ofertë nga ndërkombëtarët për ndarjen e Kosovës

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, ka befasuar me deklaratën e tij kur ka thënë se në vitin 2005 ndërkombëtarët i kanë propozuar Serbisë ndarjen e Kosovës. Në një intervistë për televizionin “BNT”, kryediplomati është shprehur se ajo që i duhet Serbisë është fakti që të bëjë një politikë të mençur në këtë drejtim, por nënvizoi se Prishtina nuk do ta pranojë atë. Presidenti i Serbisë, Alaksandar Vuçiq duke komentuar deklaratat e Daçiqit kishte deklaruar se “vënia e kufirit ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë e Serbi është dhënë nga vetë ai që para dy vjetësh”. Çështja e ndryshimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë është përmendur disa herë edhe nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili e quan këtë proces "korrigjim i kufijve".

Presidenti Thaçi ka thënë se viti 2019 do të jetë vit i marrëveshjes përundimtare mes Kosovës dhe Serbisë. Ministri serb foli edhe për njohjet e Kosovës dhe taksën e aplikuar kundër mallrave serbe.

“Sot ata thonë se 116 vende njohën Kosovën, e cila është një gënjeshtër. Gjermania dhe Britania e bindin Haradinajn që të mos e heqë taksën për mallrat nga Serbia. Dikush mendon se Haradinaj është i guximshëm por ata nuk bëjnë asgjë pa mbështetjen e jashtme, në të cilin rast Amerika po ua heqë dheun nën këmbët dhe kthehet përreth të tjerëve. Amerika nuk do të lejojë Serbinë të jetë konstruktive dhe Kosova të jetë e keqe, se kjo e shkatërron konceptimin e tyre “, tha Daçiç.

Sipas tij, kjo marrëveshje do të rezultojë me njohjen e ndërsjellë dhe pranimin e Kosovës në OKB. SHBA-ja ka thënë se do të pranojë çdo marrëveshje për të cilën pajtohen të dyja palët, mirëpo Bashkimi Evropian është i ndarë në këtë ide. Ndërkaq, institucionet e BE-së kanë deklaruar se përkahin arritjen e marrëveshjes për të cilën pajtohen Prishtina dhe Beogradi, mirëpo Gjermania po e kundërshton ndryshimin e kufijve si pjesë të marrëveshjes.

Arritjen e shpejt të një marrëveshjeje dhe festimin e saj në Shtëpinë e Bardhë e ka kërkuar edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump përmes një letre që iu ka dërguar, kohë më parë, presidentëve, Thaçi dhe Vuçiq.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja