Njohja reciproke mes Kosovës dhe Izraelt vazhdon të ngjallë reagime të shumta, veçanërisht në politikën serbe. Në një deklaratë për mediat vendase  Kryetari i Kuvendit të Serbisë Ivica Daçiç u shpreh i zëmëruar ndaj Izraelit duke thënë se për Serbinë, Kosova ka qënë gjithmonë Jeruzalemi i tyre.

 Ne gjithmonë kemi thënë që Kosova është Jerusalemi ynë. Kështu që nuk mund të mos ketë pasoja në marrëdhëniet midis Serbisë dhe Izraelit”, tha Daçiq kur u pyet për ta komentuar deklaratën e ambasadorit të Izraelit në Serbi, Jahel Villan, i cili tha se shpreson që njohja e pavarësisë së Kosovës nuk do t’i prishë marrëdhëniet e mira midis Serbisë dhe Izraelit

Daçiç theksoi se njohja është një  tregues tjetër se çdo vend dhe popull në botë sheh interesin e tij mbi të gjitha duke theksuar se për Izraelin fakti që një vend me shumicë myslimane hapi ambasadën në Jeruzalem është një fitore e madhe.

“Po të mos ishte Amerika, kjo nuk do të kishte ndodhur kurrë,”- theksoi Daçiç

Njohja e Kosovës nga Izraeli erdhi si pjesë e marrëveshjes me 16 pika e nënshkruar midis Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga administrata Trump në 4 Shtator.  Marrëveshja përfshinte normalizimin midis Izraelit dhe Kosovës dhe që të Kosova dhe Serbia të hapnin ambasadat e tyre në Jeruzalem dhe ka qënë një nga pikat e cila ka ngjallur kontestime të shumta në Serbi dhe në botën arabe.