Daçiç: Beogradi dhe Prishtina mund të gjejnë një marrëveshje, mungesa e saj është shqetësuese

Daçiç: Beogradi dhe Prishtina mund të gjejnë një marrëveshje, mungesa e saj është shqetësuese

Ivica Daçiç

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç, në një deklaratë për shtyp është shprehur se mes Kosovës dhe Serbisë do të arrihej një marrëveshje, e cila mbase nuk do të pëlqehej por do të mbështetej nga të gjithë.

Beogradi dhe Prishtina duhet të punojnë për një marrëveshje - dikush mund të mos e pëlqejë diçka, por të gjithë do të mbështesin një marrëveshje. Ajo që më shqetëson është mungesa e zgjidhjeve që janë të pranueshme për të dyja palët.

Ivica Daçiç, ministër

Daçiç komentoi edhe çështjen e rishikimit të kufirit duke u shprehur se kufijtë janë ndryshuar në kundërshtim me parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe se Serbia synon të kthehet në anën pozitive për të eliminuar problemet që lidhen me sigurinë dhe stabilitetin në rajon.

Ne jemi larg nga detajet, por ideja e diskutimit mes dy vendeve është një gjë e mirë dhe për t’u vlerësuar.

Ivica Daçiç, ministër

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja