Daçiç lobon kundër pavarësisë së Kosovës në Azi, a e shkeli marrëveshjen?

Daçiç lobon kundër pavarësisë së Kosovës në Azi, a e shkeli marrëveshjen?

Lobimi kundër Kosovës në njërën anë, mungesa e draftit për Asociacionin në anën tjetër janë vetëm dy nga problematikat që tashmë kanë dalur në terren e që po shihen si potencialisht shkelje të marrëveshjes së dakorduar ndërmjet palëve. Përderisa për formimin e Asociacionit Kosova është ende brenda afateve ligjore, në anën tjetër politika e jashtme e Serbisë, veqse ka filluar takimet me vende të ndryshme, duke kërkuar nga to lojalitet e mos njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq gjatë një vizite në Taxhikistan, është deklaruar se ky shtet nuk do ta njoh kurrë pavarësinë e Kosovës.

Marrëveshja e dakorduar në Bruksel e më pas edhe në Ohër, ndërmjet Kosovës e Serbisë, e që sipas të gjitha parametrave del të jetë ligjërisht e obligueshme për të dyja palët, në dy

“Në bisedimet me zyrtarët e Taxhikistanit u konfirmua edhe një herë mbështetja e Taxhikistanit për integritetin dhe sovranitetin tonë territorial dhe u tha qartë se nuk do ta njohin pavarësinë e shpallur në mënyrë të njëanshme të Kosovës”, thotë ministri Daçiq, raporton KosovoOnline.

Madje Ai u mburr se Serbia tashmë e ka forcuar politikën e jashtme kur bëhet fjalë për Kosovësn.

“Daçiq shtoi se Serbia e ka forcuar pozitën e saj në politikën e jashtme kur është fjala për Kosovën.”

Ai tutje është shprehur se kohëve të fundit Serbia e ka anashkaluar këtë rajon, por se sipas tij këto shtete janë tradicionalisht të afërta me Serbinë e se nuk do ta njohin pavarësinë e Kosovës.

“Vizita në Taxhikistan ishte jashtëzakonisht e rëndësishme, duke pasur parasysh, siç thashë gjatë vizitës në Uzbekistan dhe Kirgistan, se Serbia ka lënë pas dore rajonin e Azisë Qendrore, i cili është shumë i rëndësishëm, ku janë pesë vende jashtëzakonisht miqësore dhe tradicionalisht të afërta me ne, të cilat janë ana jonë kur bëhet fjalë për ruajtjen e integritetit dhe sovranitetit tonë territorial”, tha shefi i diplomacisë serbe. Asnjë nga ato vende nuk do ta njohë Kosovën dhe do të vazhdojë të mbështesë qëndrimet parimore të Republikës së Serbisë”, ka përfunduar Daçiq.

Presidenca e Kosovës e “denoncon” Daçiqin

Blerim Vela, shef i stafit të presidentes Vjosa Osmani ka thënë se kryediplomati serb, Ivica Daçiq po viziton vendet që janë nën sferën e ndikimit rus.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Tëitter, Vela ka thënë se ky është veprim i dëshpëruar për të minuar zbatimin e nenit katër të marrëveshjes me Kosovën.

“Serbia do të shkelë nenin katër nëse voton kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare. Së shpejti do të vihet në provë.” – tha ai.

Daçiq po viziton vendet që janë nën sferën e ndikimit rus.

Një veprim i dëshpëruar për të minuar zbatimin e nenit 4 të marrëveshjes me Kosovën.

Serbia do të shkelë nenin 4 nëse voton kundër anëtarësimit të Kosovës në organet ndërkombëtare. Së shpejti do të vihet në provë!

Çka thotë neni 4 dhe 5 i marrëveshjes

Neni 4 dhe 5 i marrëveshjes së dakorduar në Bruksel e i shoqëruar nga aneksi i Ohrit, e përcakton se Kosova dhe Serbia nuk mund ta përfaqësojnë palën tjetër në sferën ndërkombëtare e se Serbia nuk do të kundërshoj Kosovën për tu anëtarësuar në asnjë organizatë.

Neni 4

Palët nisen nga supozimi se asnjëra nga këto të dyja nuk mund ta përfaqësojë palën tjetër në sferën ndërkombëtare apo të veprojë në emër të saj. Serbia nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare.

Neni 5

Asnjëra palë nuk do të bllokojë, ose do të inkurajojë të tjerët të bllokojnë përparimin e palëve në rrugët e tyre perspektive drejt BE-së bazuar në meritat e tyre. Të dyja palët duhet të respektojnë vlerat e përmendura në nenin 2 dhe 21 të Traktatit të Bashkimit Evropian.

Thirrja për zbatim

Zbatimin e marrëveshjes në përpikmëri e kanë kërkuar pothuajse të gjithë akterët ndërkombëtar të përfshirë në proces.

Nga Sekretari Amerikan i shtetit Blinken, ambasadorët e ShBA-ve në Kosovë e Serbi, si dhe shumë diplomatë e udhëheqës të shteteve më të fuqishmë në botë.

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken në Senatin amerikan, kishte folur për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë të dakorduar më 18 mars në Ohër të Maqedonisë Veriore.

Blinken ka thënë se me arritjen e kësaj marrëveshje, shtete mosnjohëse, konkretisht pesëshja e BE-së, do të bëjë lëvizje drejt njohjes.

“Fakti që të dyja shtetet tani e arritën këtë marrëveshje, dhe duke supozuar se do ta zbatojnë atë, do të lëvizë 5 vendet e BE-së drejt njohjes së Kosovës" - ka deklaruar sekretari Blinken.

Më tej, ai ka thënë se mes Kosovës dhe Serbisë është bërë një progres.

“Është një progres që është bërë mes Kosovës dhe Serbisë. Konkretisht një marrëveshje është arritur vikendin e kaluar, për të implementuar një udhërrëfyes në rrugën drejt normalizimit.”

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovernier gjithashtu ka bër thirrje që urgjentisht të zbatohet marrëveshja, dhe atë në përpikmëri.

Para së gjithash, unë do të thoja se një pjesë e marrëveshjes po zbatohet tashmë dhe natyrisht është një proces për të zbatuar të gjithë marrëveshjen. Shtetet e Bashkuara besojnë fuqishëm se marrëveshja duhet të zbatohet urgjentisht dhe ne gjithashtu kemi dëgjuar të njëjtën gjë të thotë edhe kryeministri i Kosovës,”- është shprehur Hovenier.

Anipse i mungon nënshkrimi i palëve, tashmë një gjë është sqaruar mirë e mirë. Marrëveshja është ligjërisht e obligueshme.

Mbase më i zëshmi në këtë “sqarim” që nga fillimi ishte Emisari special i ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili duke folur në lidhje me marrëveshjen e Ohrit e theksoi qartë një gjë të tillë.

Në një diskutim virtual me gazetarë, diplomati amerikan u shpreh se pajtimi i arritur në Ohër është marrëveshje “në të gjitha aspektet” dhe se si e tillë është “ligjërisht e obligueshme”.

“Rruga evropiane (e të dyja vendeve) është jashtëzakonisht e kushtëzuar nga zbatimi i kësaj marrëveshjeje,” – u shpreh z. Escobar në fjalën e tij.

Sipas tij, ishte e rëndësishme që Kosova të niste draftimin e versionit të saj për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe./ Nacionale

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë