Daçiç nuk ka të ndalur, vazhdon lobimin kundër njohjeve të Kosovës

Daçiç nuk ka të ndalur, vazhdon lobimin kundër njohjeve të Kosovës

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, ka vazhduar fushatën e tij diplomatike kundër njohjeve të reja të pavarësisë së Kosovës. Ai është takuar edhe me kryeministrin e shtetit të Nepalit, Sharm Oli,  të cilin e ka falënderuar dhe vlerësuar për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës.

Me këtë rast, Daçiç e ka informuar kryeministrin e Nepalit edhe për siç e quan ai rëndësinë e Kosovës për shtetin serb, si dhe situatën aktuale në vend.

Madje Daçiç u shpreh optimist se raporte të tilla mes Serbisë dhe Nepalit do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, duke cilësuar se Nepali e ka respektuar gjithmonë integritetin territorial të Serbisë, raportojnë mediat kosovare.

Kreu i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç, po bën vazhdimisht fushatë kundër njohjeve të reja për Kosovën si dhe uljen e numrit të shteteve të cilat e kanë bërë një gjë të tillë.

Ai më herët kishte paralajmëruar se numri i shteteve të cilat njohin pavarësinë e Kosovës, do të bije nën 100. E për këto deklarata dhe veprime të tij, ai ishte kritikuar fuqishëm nga diplomatë të huaj të cilët veprimet e tij i kishin quajtur “irrituese”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve