Daçiç për Vjosa Osmanin: Është 10 herë më e keqe se Vlora Çitaku

Daçiç për Vjosa Osmanin: Është 10 herë më e keqe se Vlora Çitaku

Ivica Daçiç

Ushtruesja e detyrës së Presidentit të Kosovës Vjosa Osmani është 10 herë më e keqe se Vlora Çitaku është shprehur kështu Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç, duke ofenduar hapur të dyja politikanet shqiptare. Deklaratat e tij i dha sot në programin e mëngjesit në TV Happy.

“Kemi në Kosovë Vjosa Osmanin që për çdo gjë është kundër kur bëhet fjalë për Serbinë”, tha Daçiq, teksa moderatorët e emisionit ia kujtuan përplasjet e tij edhe me ish-ambasadoren e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, gjatë seancave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

” Vjosa është 10 herë më e keqe sesa Vlora Çitaku”, tha ai ai.

Daçiç ka folur edhe për zgjedhjet në Kosovë që pritet të mbahen së shpejti, ku theksoi se është  bërë një zakon në Kosovë që sa herë ka bisedime me Serbinë dhe që është afër të arrihet ndonjë marrëveshje, atje të shpallen zgjedhje.

“Deri dje lajm ishte samiti që do të organizohej nga presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel, por në mbrëmje doli Gjykata Kushtetuese dhe e rrëzoi Qeverinë. Është krijuar kjo praktikë qëkur unë isha pjesëmarrës në dialog. Gjithnjë dilte ndonjë problem dhe garnitura e re thoshte se nuk marrin përsipër atë që është folur dhe që është nënshkruar më herët”, ka thënë Daçiç, që ka mbajtur edhe funksione tjera të larta si kryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme të Serbisë.

Ai pret që serbët të dalin edhe më të fortë dhe më të bashkuar nga zgjedhjet e ardhshme në Kosovë.

Kjo nuk është hera e parë që liderët serb të ofendojnë personalitet politike në Kosovë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Karadakliu: 24/12/2020 09:11

    Vjosen e lavdrojne per te "rrezikshme" qe te merr prioritet te shqiptaret, pasi ka "eperesi hipokrite""te Daçiqi se,nuk e permend fare UCK-ne. Ndersa, Vlora eshte atdhetare e diplomate e deshmuar,Daçiq ka "shijuar"te ramet diplomatike,politike e kombetare te Vlores.

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 23/12/2020 19:35

    Prandaj e paska "abandonuar" kryeministri shqiptar mor DAÇIÇIKAKA. Si e nxore zbuluar mikun e presidentit tuaj serb VUÇIÇI-VUKAKA mor DAÇIÇHALEJA,grahma te qelbura te gadishullit Ilirik.....

    Përgjigju
  • Kryepolic me drogaxhinj: 23/12/2020 18:28

    Po cfare besimi...!? I kemi marre nja 100 here ne telefon. Parkingu tek lagjia jone eshte treg shumice droge. Edhe nje here qe erdhi fugoni i policise ju lutej "tregtareve" qe mos benin zhurme...! Si ka mundesi qe kane kaq shume prona, biznese e makina keta shefat e kryepolicit dhe te policet e lagjeve...?!

    Përgjigju
  • Ari: 23/12/2020 17:07

    Do të thotë që është 10-herë më e mirë!

    Përgjigju
  • Arbëri: 23/12/2020 17:06

    Ta paguaj ”unë” varrimin o fashist gjakpirës

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë