Ish-ministrja e Jashtme, anëtarja e kryesisë dhe deputete e Partisë Socialiste Arta Dade në një intervistë për gazetën "Shqiptarja.com" është shprehur se opozita e bashkuar në një front të gjërë dhe e udhëhequr nga PS do të mundë Berishën dhe do ta dërgojnë atë përpara drejtësisë.

Zyrtarja e lartë socialiste ka treguar për të gjitha përgatitjet e PS për vitin elektoral dhe zgjedhjet e ardhshme të 2013, duke këmbëngulur për bashkimin e të gjitha forcave që janë kundër regjimit të Berishës për ta larguar atë njëherë e mirë nga pushteti, për hapjen e perspektivës evropiane për vendin. Pasi sipas Dades, pavarësisht akuzave ndaj opozitës për ta bërë atë fajtore, përgjegjësja e vetme për dështimin për herë të tretë të marrjes së statusit të vendit kandidat për në BE është qeveria e Berishës, e cila nuk ka realizuar asnjë prej 12 pikave që kësaj qeverie i takon dhe që janë si kushte nga ana e Komisionit Evropian.

Duke u shprehur për një koalicion dhe me LSI, apo FRD dhe AK, mjafton që të jenë kundër Berishës, Dade nënvizon faktin se me Berishën kryeministër ose jo, opozita i ka të fituara zgjedhjet. Ndërsa në lidhje me Lëvizjen Nano ajo thotë se nuk ka dëgjuar për një gjë të tillë. Njëherësh, teksa shprehet për negociatat për kufirin detar me Greqinë, Dade nënvizon faktin se ato janë eksluzivitet i ekzekutivit, pasi Kuvendi ka mekanizma të të tjerë të kontrollit të tyre, nëse janë konform konventave, Kushtetutës dhe vendimit të fundit të Kushtetueses, që e rrëzoi marrëveshjen e parë. LEXO INTERVISTEN E PLOTE

(sg/shqiptarja.com)