Ligji për shërbimin e jashtëm , ka sjellë përsëri kundërshti brenda mazhorancës, kryetarja e komisioni të jashtëm Arta Dade ka kundërshtuar sërish, dy nën të ligjit, pjesën ku qeveria nuk ka më kufi në futjen e personave në shërbim nga jashtë diplomacisë, dhe pjesën ku kuvendi nuk konsultohet për në përzgjedhjen e ambasadorëve.

Për Zonjën Dade këto nene lënë hapësira për abuzivizëm.

Ndërsa për ministrin e jashtëm Ditmir Bushati, ky ligj qartëson mënyrën si zgjidhen ambasadorët dhe ndan kompetencat me presidentin.

Megjithatë në lidhje me çështjet e kuotave që vijnë nga jashtë sistemit, ministri tha se është një domosdoshmëri për të plotësuar kërkesat.

Zonja Dade kundërshtinë e saj ndaj këtij projektligji e shfaqi edhe në votim, duke abstenuar ligjin.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)