Dade e Hafizi letër grupit të PS-së:
Shqetësim për incidentin me Blushin

Dade e Hafizi letër grupit të PS-së:<br />Shqetësim për incidentin me Blushin
TIRANE - Dy deputetet socialiste Arta Dade dhe Mimoza Hafizi i jane drejtuar me një letër grupit parlamentar socialist ku shprehin shqetësimin e tyre për incidentin me kolegun Ben Blushi gjatë ceremonisë që u mbajt në Elbasan për anëtarësimet e reja në PS.

Deputetet i kërkojnë Partisë Socialiste të analizojnë incidentin e dhunshëm ndaj deputetit të Elbasanit Ben Blushi. "Rasti i Elbasanit i papajtueshëm me parimet e PS", shkruajnë deputetet. 

E kontaktuar nga Report TV deputetja Mimoza Hafizi tha se është kërkuar që kjo temë të diskutohet të hënën në mbledhjen e grupit socialist.

"Të nderuar kolegë , të shqetësuara nga incidenti i dhunshëm ndaj kolegut Ben Blushi në takimin e partisë socialiste në Elbasan, ngjarje që ka asnjë lidhje me vlerat demokratike të PS, kërkojmë të ndalemi për ta trajtuar këtë çështje në mbledhjen e grupit të ditës së hënë, datë 7 martë", thuhet në letrën e tyre.

Të premten deputetin Ben Blushi, i cili tha se kishte skuar pa ftuar në ceremoninë e dhënies së kartave anëtarëve të rinj në PS, pati një incident me dhëndrrin e kryebashkiakut të Elbasanit Qazim Sejdini. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'