Dade e Hafizi - Ruçit: Të mbahen
zgjedhjet për kryetar të PS /Letra

Dade e Hafizi - Ruçit: Të mbahen<br />zgjedhjet për kryetar të PS /Letra
TIRANE - Arta Dade renditet publikisht në krah të Mimoza Hafizit si mbështetëse e Ben Blushit. Dy deputetet socialiste kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve për kryetar të Partisë Socialiste dhe diskutimin e paltformave të rivalëve të Ramës për këtë post. 

Në një letër dërguar kreut të grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi, Dade dhe Hafizi kërkojnë që para Kongresit Zgjedhor të përcaktuar për më 19 mars, të mblidhet Asambleja Kombëtare për të përcaktuar datën e zhvillimit të votimit nga anëtarësia e partisë në shkallë vendi për zgjedhjet e kryetarit sipas parimit një anëtar një votë. Po ashtu, dy deputetet kërkojnë që në Asamble të njihen edhe me plaftormën e kandidatëve për kryetar të PS-së. 

Dy deputetet kërkojnë gjithashtu që në Asamblenë që do t’i paraprijë Kongresit të diskutohet për ndryshimet e reja në statutin e partisë.

Në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare në 18 korrik të 2015-ës është ngritur Grupi i Punës për ndryshimin dhe përmirësimin e Statutit të Partisë Socialiste, grup i cili harton projektin pas një procesi të gjerë diskutimesh. Arta Dade dhe kolegia e saj Hafizi, kërkojnë që të njihen disa ditë para mbledhjes së Asamblesë me ndryshimet e propozuara nga ky grup "me qëllim maksimizimin e kontributeve që dëshirojmë të japim për demokratizimin e jetës së brendshme dhe të funksionimit të PS", - theksohet në letrën drejtuar Ruçit. Pas diskutimit të këtij projekti në Asamblenë Kombëtare, ndryshimet në statutin e partisë pritet të miratohen në Kongersin Zgjedhor. 

Ndër ndryshimet statutore është dhe ndryshimi i numrit të nevojshëm të firmave që duhet të mbledhë një kandidat për të garuar si kryetar partie. Nga 1/3 e votave të gjithë anëtarësisë, tashëm mjaftojnë 1/3 e votave të delegatëve të kongresit, që në 19 mars do të jenë 1500.

Letra
Dade-Hafizi kërkojnë të shtohen në rendin e ditës së kongresit 2 pikat: "Përcaktimi i datës se zhvillimit të votimit nga anëtarësia e partisë ne shkallë vendi për zgjedhjen e kryetarit te PS sipas parimit një anëtar një vote”, dhe “Paraqitja e platformës nga kandidatet për kryetar të PS” 
letra

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Azgan Haklaj: Sali Berisha nuk është kryetar i PDSH-së

Azgan Haklaj: Sali Berisha nuk është kryetar i PDSH-së