Dade: Situata zgjidhet me negociata 
Bumçi: Bëhuni më të përgjegjshëm

Dade: Situata zgjidhet me negociata <br />Bumçi: Bëhuni më të përgjegjshëm
Kryetarja e komisionit të jashtëm Arta Dade dhe nënkryetari Aldo Bumci kanë përshëndetur 8 vjetorin e shpallljes së pavarësisë së kosovës. Duke folur për zhvillimet e brendshme në kosove dhe protestave të opozitës, Dade dhe Bumci shprehen se kjo nuk I shërben të ardhmees së kososves.

"Dëshiroj të uroj popullin e Kosovës për ditën e pavarësisë. U bënë tashmë 8 vjet dhe progresi ka qenë mjaft i dukshëm. Kosova ka nisur axhendën europiane dhe ne i inkurajojmë dhe i mbështesim për këtë rrugëtim në strukturat euroatlantike. Kosova është bërë pjesë edhe procesit të bashkëpunimit të Evropës Juglindore. Do ti inkurajoj që të hedhin hapa të sigurt në favor të stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal. Unë ndjehem mjaft mirë si pjesë e gjithë popullit shqiptar në mënyrë të veçantë e Republikës së Shqipërisë për kontributet e vyera që ne kemi dhënë në shpalljen e pavarësisë së Kosovës, në angazhimin diplomatik për njohjet e mëtejshme dhe urojmë që ti kapërcejmë dhe dhe sfidat e përbashkëta që kemi përpara."- tha Dade

Sipas tyre, palët politike nuk duhet të tregohen të papërgjegjëshme

"Protestat janë pjesë e luftës politike dhe demokratike, për sa kohë që ato bëhen në kuadrin e mjeteve demokratike sigurisht që janë elementë të një shoqërie demokratike. Do të dëshironim që mosmarrveshjet të zgjidheshin mes negociatave dhe bisedimeve. Shpresoj që më mbështetjen e faktorit ndërkombëtarë dhe të shtetit shqiptar këto gjëra duhen zgjidhur në kuadrin e gjithë zhvillimeve demokratike në Kosovë. Ndihmesa e Shqipërisë për sheshishim e mosmarrveshjeve të palëve në Kosovë nuk ka munguar. "

Bumçi: Bëhuni të përgjegjshëm
"Në rradhë të parë ti urojmë të gjithë qytetarëve të Kosovës të gjithë shqiptarëve kudo që janë këtë ditë të madhe e cila është një nga ngjarjet më të mëdhaja në histrorinë ë kombit shqiptar. Pavarsia e Kosovës ka qenë e paimagjinueshme po për fatin tonë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Anglia, Gjermania dhe vëndet e tjera perendimore u bashkuan me sakrificën e shqiptarëve të Kosovës dhe Kosova sot është e pavarur falë mbështetjes së partnerëve tanë. Ajo që ka arritur Kosova është e jashtëzakonisht e madhe dhe mbi 110 vënde e njohin Kosovën e cila gjithashtu është antarsuar në shumë organizma rajonalë e ndërkombëtarë. 

Zhvillimet e brëndshme në Kosovë si protestat në kuvendin e Kosovës dhe votimi në UNESCO po dëmtojnë rëndë imazhin e kosovës dhe interesin e saj. Unë shpresoj shumë që të rikthehet normaliteti insitucional kushtetues dhe të mos kemi më përsëritje të ngjarjeve të papërgjegjshme të kohëve të fundit."-tha Bumçi

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin