Dafina jo më si Rihanna,
i rikthehet flokëve të gjata

Dafina jo më si Rihanna,<br />i rikthehet flokëve të gjata
Këngëtarja e njohur kosovare Dafina Zeqiri së shpejti pritet të sjellë një projekt të ri për të gjithë adhuruesit e saj.

Si duket edhe nga profili i këngëtares në Facebook ajo po punon ndërkohë për klipin e ri.

Këtë e ka bërë të ditur edhe grimierja e saj, e cila ka postuar një foto të Dafit ku duket mjaft e kuruar.

Dafina është një nga këngëtaret më të pëlqyera në treg dhe së fundmi ka sjellë mjat projekte të reja për adhuruesit e saj.

Këngëtarja gjithmonë sjell diçka të re dhe interesante për publikun dhe shumë shpejt këngët e saj kthehen në hite.



Për momentin ajo nuk ka bërë asgjë më tepër të ditur për ti lënë surprizë.

Këtë herë përveçse me një klip të ri Dafina vjen edhe me pamje ndryshe, ku siç duket në foto flokët e saj janë të gjata.


(Dafina me flokë të shkurtra)

Si duket këngëtarja e komentuar për faktin se vazhdimisht kopjon Rihannën këtë herë ka vendosur të krijojë imazhin e saj, në drejtim të kundërt nga këngëtarja nga Barbadosi.


(Rihanna më parë, kur krahasonin Dafinën me të)

Ndërkohë që Rihanna së fundmi i është rikthyer kaçurrelave origjinale dhe flokëve të shkurtër.



(Rihanna, foto e shkrepur para disa ditësh)

(b.t/shqiptarja.com)

1/4
  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron