Dafina renditet e 15-ta nga Hollywood Reporte

Dafina renditet e 15-ta nga Hollywood Reporte
Këngëtarja Dafina Zeqiri është pjesë e listës së 15 këngëve evropiane sipas një klasifikimi të revistës Hollywood Reporter, renditje kjo e cila i referohet lexuesve të saj. Revista amerikane ka krijuar një listë të këngëve më të mira evropiane, të cilat nuk arrijnë të depërtojnë në tregun amerikan të showbiz-it. Krahas italianit Tizziano Ferro, këngëtares kroate Severina, rusit Sergey Lazarev, në listë është edhe Dafina Zeqiri me hitin e saj të ri “Supernova”. Revista e etiketon Dafinën si “një prej yjeve më të mira në ngritje në këtë pjesë të Evropës”. “Këngëtarja ka prejardhje suedeze dhe kosovare, është e famshme në Kosovë dhe Shqipëri. Ajo ka nxjerrë disa këngë në vitin 2011 (përfshirë “My Swag”), por më e mira e saj sapo është lançuar dhe titullohet ‘Supernova’”, shkruan revista amerikane.

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim