Prej disa ditësh në mediat rozë po qarkullon lajmi se këngëtarja Dafina Zeqiri dhe DJ Geek janë ndarë, por ato ende nuk kanë mbajtur një qëndrim.

Por mbrëmjen e sotme, kur edhe këngëtarja feston ditëlindjen e saj të 34-të ka pasur një surprizë pikërisht nga DJ Geek.

Në një postim të ndarë në rrjetet sociale nga Xhani Demika, shihet se DJ Geek ka marrë pjesë në ditëlindjen e këngëtare e madje ato i kanë dhuruar një përqafim njëri-tjetrit.

Tashmë fansat kanë rinisur dyshimet nëse ata janë ndarë apo ka qenë thjesht një krisje e marrëdhënies dhe janë rikthyer sërish bashkë.