Dafina Zeqiri dhe Ledri Vulaj në një lidhje dashurie

Dafina Zeqiri dhe Ledri Vulaj në një lidhje dashurie
Këngëtarja kosovare Dafina Zeqiri dhe anëtari i Grupit Skillz, mendohet të kenë një lidhje dashurie së bashku. Ky është thashethemi më i fundit, që po qarkullon prej pak ditësh në showbizin shqiptar. Shkak për lindjen e një thashethemi të tillë janë bërë dy foto që Ledri dhe Dafina kanë publikuar nëpër faqet e tyre personale në Twitter dhe Facebook.
Gjithashtu kohët e fundit, ata janë parë gjithnjë e më shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit, duke dalë mbrëmjeve bashkë, edhe pse në shoqërinë e miqve të tjerë, megjithatë është fare e lehtë të kuptohet që midis tyre ka dicka më shumë dhe që nuk bëhet thjesht fjalë për një miqesi. Të gjithë ata që i njohin thonë se nuk do të vonojë momenti kur lidhja e tyre të bëhet publike dhe të dy të pranojnë që janë sëbashku, pasi duket se kanë vërtetë ndjenjë për njëri-tjetrin aq sa e kanë të vështirë ta mbajnë të fshehur. Dafina sapo është ndarë nga lidhja e saj katër vjecarë me të fejuarin Krenar Cocaj, ndërsa Ledri është përfolur vazhdimisht për lidhje të ndryshme me personazhe të njohura dhe të panjohura, por që pas ndarjes me Tunën, nuk ka patur ndonjë lidhje tjetër serioze të gjatë.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Historia e kremtimit të Krishtlindjeve

Historia e kremtimit të Krishtlindjeve