Vallëzimet patriotike të publikuara në rrjetin social “TikTok” bëri që profesori Lulzim Paci nga Vushtrria të fitojë zemrat e mijëra përdoruesve të rrjeteve, madje mori edhe epitetin si “Profa i Tik Tok-ut”.
Reagime për sjelljen e profesorit në “Tik Tok” pati edhe nga deputetë të Kuvendit të Kosovës, të cilët këtë veprim të profesorit e quajtën si të pahijshëm.
Ishte deputetja e LVV-së, Fjolla Ujkani ajo e cila kërkoi nga Gjimnazi “Eqrem Çabej” në Vushtrri dhe Drejtoria e Arsimit që të marrin masa.
Së fundmi, Dafina Zeqiri në mbështetje të profesorit dhe pasionit të tij për vallëzim e ftoi Pacin për një video në TikTok.
Rikujtojmë se për ‘Profen e Tik Tok-ut’, është krijuar një fushatë sensibilizuese prej të cilës Lulzim Paci ka fituar simpatinë e publikut të cilët e kanë ndjekur patriotizmin e tij duke hedhur valle.
Përpos yllit të muzikës moderne, Dafina Zeqirit edhe Monika Kryemadhi nuk e ka humbur rastin për të mbështetur prefesorin e biologjisë.