Dafina Zeqiri fejohet në qersho

Dafina Zeqiri fejohet në qersho
Këto ditë është përfolur se këngëtarja Dafina Zeqiri është në një lidhje me reperin, Dj Blunt dhe këto thashetheme duket se janë të vërteta.

 Ndonëse këngëtarja po bën të pamundurën për ta fshehur një gjë të tillë, megjithatë, lajmin se ajo është në lidhje me Blunt e kanë konfirmuar edhe të afërm të këngëtares.

Një i afërm i Dafinës, ka konfirmuar për “Indeksonline” se ajo është në lidhje me Blunt, madje ai ka treguar se ata kanë në plan të fejohen.

 “Dafina dhe Dj Blunt do të fejohen në qershor të këtij viti”, ka zbuluar i afërmi i këngëtares. Nëse do ta bëjë publike Dafina një gjë të tillë, mbetet ta shohim në ditët në vijim.
Thashethemet për lidhjen e saj me reperin e njohur kanë nisur pas disa fotografive ku ata shiheshin shumë të afërt me njëri-tjetrin, por edhe sipas dëshmitarëve që i kanë parë të dy së bashku.


(J.H/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Kryebashkiakët e Berishës 'tradhtojnë mosbindjen civile', shkojnë në takimin e Ramës

Kryebashkiakët e Berishës 'tradhtojnë mosbindjen civile', shkojnë në takimin e Ramës