Protestuesit janë grumbulluar para kryeministrisë në ditën e 14-të protestës. Migen Qiraxhi, aktivist nga ‘Qëndresa Qytetare’, i ftuar sot në ‘Studio Live’, tha se numri i protestuesve është zbehur krahasuar me ditët e kaluara. Sipas tij qytetarët janë të indinjuar dhe e kanë tejkaluar ligjin.

“Sot ishte më i qetë dhe numri ishte pak më i vogël. Duhet të zgjidhen problemet e qytetarit. Këtu jemi në një situatë ku qytetarët janë të indinjuar dhe e kanë tejkaluar ligjin. Ajo që kemi parë këto ditë ka qenë një panoramë të shëmtuar, ku edhe forcat e policisë kanë ushtruar dhunë”, tha Qiraxhi.

E ftuar në studio ishte edhe analistja Xheni Krypi, ku theksoi se qytetarët mund të jenë të zemëruar ndaj pushtetit, por shkatërrimi i pronës publike dhe private. Për Krypin protestat janë të nxitura, ndërsa si shembull solli disa politikanë që dalin në protestë. Ajo nënvizoi se populli ka qenë vetë që e ka zgjedhur kryeministrin Edi Rama me votë dhe tani nuk mund t'i vendosim kushte që të largohet.

"E kuptoj zemërimin por nuk duhet të shkatërrojnë institucionet. E trishtë kur shoh Tiranën ashtu. Nuk e kuptoj se çfarë duan 14 vjeçarët në protestë. e kemi kthyer Tiranën në tragjedi. Dje kam parë një veprim të shëmtuar kur një grua gjuante me shkopinj policët. Rama ka kërkuar dialog. Unë mendoj se këto protesta janë të nxitura. Shikoj persona politikë aty që bërtasin dhe nxisin njerëzit. Çfarë imazhi po tregojmë botës. Një 14 vjeçar nuk i kupton kostot e dëmeve. Nuk mund t’i vëmë kushte Ramës të largohet ndërkohë që e kemi zgjedhur me votë", tha ajo

Ndërkohë në kundërshtim me komentin e Krypit, Qiraxhi tha se është e drejta e qytetarëve të kërkojnë dorëheqjen e kreut të qeverisë, duke u bazuar te premtimet që ka dhënë dhe sa i ka realizuar.

"Situata është në raport me premtimet e bëra për qytetarët. A kemi sot shëndetësi falas, a kemi siguri sot apo jo. Kjo strukturë nuk ka trupë dialoguese dhe kryeministri e di këtë. Ajo që ka ndodhur te ne është se qytetarit i mungojnë mekanizamat poltike. Dhuna po shihet si një formë zgjedhje", tha ai.

Nëpërmjet një lidhje live avokati Endri Çela, theksoi se institucionet duhet të veprojnë mbi bazën e ligjit dhe jo në bazën e inatit.

"Të gjitha institucionet duhet të veprojnë mbi bazën e ligjit dhe jo në bazën e inatit. Sepse nëse vazhdohet kështu përplasja do të jetë më e madhe", tha ai.

Nga ana tjetër Qitraxhi tha se protesta nuk ka një përfaqësues, duke e cilësuar nga një anë si një pikë të fortë të sajën por jo në planin afatgjatë. Ai nënvizon se pavarësisht se ka pasur edhe njerëz që kanë dashur të kenë një strukturë organizative, nuk ka funksionuar.

“Ajo që ka qenë pika e fortë e kësaj proteste është që nuk ka përfaqësues, ka për të qenë edhe pika më e dobët kur bëhet fjalë për planin afatgjatë. Kjo protestë nuk i jep askujt mandat përfaqësimi apo mandat negocimi. Kjo protestë nuk organizon dot përfaqësi. Aty ka pasur gjithmonë njerëz që kanë dashur të kenë një strukturë organizative, por unë e kam thënë kjo është protestë literale. Njerëzit kanë dalë të protestojnë, të demonstrojnë", nënvizoi Qiraxhi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:01
Aktivisti Qiraxhi: Kjo protestë nuk ka përfaqësues, nuk i jep askujt mandat negocimi

1793032320_migenqiraxhi.jpg

Migen Qiraxhi, aktivist nga ‘Qëndresa Qytetare’, ndërsa komentoi në Report Tv protestën e cila po mbahet prej 14 ditësh në Tiranë, tha se ajo nuk ka një përfaqësues, duke e cilësuar nga një anë si një pikë të fortën të saj, por jo në planin afatgjatë.

“Ajo që ka qenë pika e fortë e kësaj proteste është që nuk ka përfaqësues, ka për të qenë edhe pika më e dobët kur bëhet fjalë për planin afatgjatë. Kjo protestë nuk i jep askujt mandat përfaqësimi apo mandat negocimi. Kjo protestë nuk organizon dot përfaqësi. Sot negocion Ukraina m Rusinë dhe Irani me SHBA-në.

Aty ka pasur gjithmonë njerëz që kanë dashur të kenë një strukturë organizative, por unë e kam thënë kjo është protestë literale. Njerëzit kanë dalë të protestojnë, të demonstrojnë.

Protestat, Qiraxhi: Qytetarët janë të indinjuar dhe e kanë tejkaluar ligjin! Krypi: S’mund t’i vëmë kushte Ramës të largohet ndërkohë që e kemi zgjedhur me vote”, tha Qirazi.