Dafina Zeqiri: “Nuk po kopjoj Rihannën”

Dafina Zeqiri: “Nuk po kopjoj Rihannën”
Këngëtarja kosovare Dafina Zeqiri shpeshherë është komentuar për pamjen e saj të veçantë, ku është kritikuar se ajo kopjon këngëtaret me famë botërore.

Më së shumti thuhet se ajo kopjon yllin botëror Rihanna.



Sidomos tani që Daffy është shfaqur me një model të ri flokësh, i cili ngjason me atë të Rihannës nuk ka mundur ti shpëtojë komenteve të bëra për të, ku thonë se ajo kopjon pikë për pikë bukuroshen nga ishujt Barbados.



Kjo gjë e ka zemëruar këngëtaren, e cila ka postuar një shkrim në rrjetin social Twitter ku thotë:- “Gjithçka që dikush bën gjithmonë është “e njohur” apo “kopje” për ju njerëz. Mendoj se e di më së miri se çfarë po bëj dhe unë po e bëj atë që jam unë , jo ndonjë artist tjetër. Faleminderit, kalofshi një ditë të bukur”, ka shkrur këngëtarja Zeqiri.



Përpos këtij fakti Dafina është një këngëtare mjaft e pëlqyer nga publiku për muzikën që bën dhe këtë e tregon numri i madh i adhuruesëve të saj si dhe komentet nëpër rrjetet sociale.

(b.t/shqiptarja.com)

1/3
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë