Këngëtarja Dafina Zeqiri e nuk fsheh më faktin se është në një lidhje me mikun e saj Dj Geek.

Së fundmi ajo nuk ka lënë pa publikuar edhe foto me të,  gjë që nuk e bënte më parë.

 Dafina ka postuar një foto me DJ Geek, i cili e shikon me shumë admirim atë.

Çifti kanë realizuar së bashku hitin e famshëm “Alo”, ku të dy shfaqen në skena romantike me njëri-tjetrin.

Dafina, verën e kaluar e mohoi lajmin se ishte në një lidhje me kolegun, kurse tashmë del hapur me të.

Dafina dhe Dj Geek